Insajderi
Lajme

Behrami pas protestës: Protestat duhet të bëhen të pandalshme deri në korrigjimin e kësaj padrejtësie

Insajderi
18 September 2026 - 14:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Behrami pas protestës: Protestat duhet të bëhen të pandalshme deri në korrigjimin e kësaj padrejtësie
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Behrami tha se eci nga fillimi deri në fund të protestës, duke theksuar se pjesëmarrës kishte nga Prishtina, por edhe nga qytete të tjera të Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që protestat të vazhdojnë deri në, siç u shpreh, “korrigjimin e kësaj padrejtësie”.

“Sot eca nga fillimi deri në fund të protestës. Shumica ishin nga Prishtina, por edhe qytete tjera. Ishin nga të gjitha shtresat, nga të gjitha partitë dhe nga të gjitha moshat. Thjesht madhështore! Protestat duhet të bëhen të pandalshme deri në korrigjimin e kësaj padrejtësie”, ka shkruar Behrami.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark