Insajderi
Lajme

Kurti: Identifikohen me ADN tri viktima nga “Grupi i Intelektualëve”, të zhdukur në vitin 1999

Insajderi
19 September 2026 - 13:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Identifikohen me ADN tri viktima nga “Grupi i Intelektualëve”, të zhdukur në vitin 1999
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar përmes analizës së ADN-së tri viktima të luftës së fundit në Kosovë, mbetjet mortore të të cilave janë gjetur në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Kurti tha se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është njoftuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur për pranimin e tri raporteve të para të ADN-së.

Sipas Kurtit, analizat kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, të cilat lidhen me grupin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe zhdukur më 19 prill 1999.

“Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore dhe menjëherë, sot, përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të Institutit kanë njoftuar familjet e tri viktimave të identifikuara”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se pritet që në ditët dhe javët në vijim të pranohen edhe rezultatet e tjera të analizave të ADN-së për mostrat e dërguara për identifikim.

“Me shpresën që edhe familjet e tjera të marrin përgjigjet që presin prej 27 vitesh”, ka shkruar Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark