Insajderi
Lajme

Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Hashani

Insajderi
20 September 2026 - 17:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Hashani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Hashani.

Hashani është përcjellë për në banesën e fundit me nderime të larta ushtarake, në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e tij gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku familjes, bashkëluftëtarëve dhe të afërmve u janë shprehur ngushëllime.

“Lavdi jetës dhe veprës së Blerim Hashanit. I paharruar qoftë kujtimi për të”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark