Insajderi
Botë

Një cisternë goditet nga një predhë në Ngushticën e Hormuzit

Insajderi
21 September 2026 - 15:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një cisternë goditet nga një predhë në Ngushticën e Hormuzit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një anije që po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit u godit “nga një predhë e panjohur”, duke plagosur dy anëtarë të ekuipazhit, tha një agjenci britanike detare.

“Autoritetet ushtarake kanë unformuar UKMTO-in se një cisternë që po kalonte u godit nga një predhë e panjohur”, tha agjencia e Mbretërisë së Bashkuar për Operacione Tregtare (UKMTO) më 21 shtator.

Sipas kësaj agjencie, dy anëtarë të ekuipazhit kanë pësuar lëndime të lehta dhe “raportohet se anija ka vazhduar lundrimin drejt portit më të afërt”.

“Anijet këshillohen të kalojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te UKMTO-ja”, paralajmëroi agjencia.

Njoftimi vjen një ditë pasi kryenegociatori iranian, njëherësh kreu i Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, tha se Teherani ia ka përcjellë, përmes ndërmjetësve, Uashingtonit kushtet për përfundimin e bllokadës në Ngushticën e Hormuzit.

“Mesazhi ynë dhe shpjegimi qartësisht i është dërguar palës tjetër përmes ndërmjetësve”, tha ai për televizionin shtetëror iranian.

Ai shtoi se Ngushtica e Hormuzit nuk do të rikthehet në statusin para se të nisnin negociatat derisa Uashingtoni të plotësojë kushtet e Iranit dhe të përmbushë zotimet e tij.

Ngushtica e Hormuzit është rrugë kyç për dërgesat detare pasi para se të niste lufta në fund të shkurtit mes Iranit dhe SHBA-së, nëpër këtë rrugë ujore kalonte rreth një e pesta e dërgesave botërore të naftës dhe gazit. /REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark