Personi i dyshuar për kanosjen e disa turistëve në bjeshkët e Junikut ka rënë në pranga.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Policia ishte njoftuar për rastin përmes një video-incizimi të publikuar para dy ditësh, ku shihej një person duke kanosur disa turistë në bjeshkët e Junikut.
Rugova ka thënë se policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar në prani të avokatit.
“Me datën 20.09.2026, Policia është njoftuar nga një video-incizim i cili është publikuar në një portal, se në bjeshkët e Junikut një person tani i dyshuar ka kanosur disa turistë. Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, ka thënë Rugova.
I dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, sipas Rugovës. /Insajderi.org/