Insajderi
Lajme

Gjini: Kurrfarë respekti s’kam për Donika Gërvallën

Insajderi
22 September 2026 - 21:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjini: Kurrfarë respekti s’kam për Donika Gërvallën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se nuk ka aspak respekt për Donika Gërvallën, duke shtuar se është e dhimbshme që ajo nuk i tha as dy fjalë për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

“Nuk kam kurrfarë respekti për Donika Gërvallën, është çika e Jusuf Gërvallës po nuk është Jusuf Gërvalla. Ajo ka ditur me mllef me i quajtur kriminelë luftëtarët e UÇK-së, e tash është duke e përfaqësuar Kosovën dhe është e dhimbshme”.

“Mos ta shkarkon Albini, nuk po me intereson ajo pjesë. Por, është një tregues i dhimshëm që edhe nëse i do hiç, a ju vjen inat udhëheqësit e luftës së Serbisë me u dënu udhëheqësit e luftës së Kosovës”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark