Insajderi
Lajme

Abdixhiku takohet me ambasadorin britanik, temë e diskutimeve “zhvillimet e fundit”

Insajderi
23 September 2026 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku takohet me ambasadorin britanik, temë e diskutimeve “zhvillimet e fundit”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

LDK ka njoftuar se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua “për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve”.

LDK-ja tha se “kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e LDK-së ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike”.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të fuqishëm ndërmjet dy vendeve dhe të bashkëpunimit të ngushtë në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark