Insajderi
Lajme

Vlora Hyseni në gusht u propozua për gradën “Chevalier” për merita të dalluara në shërbim të Francës

Insajderi
23 September 2026 - 12:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vlora Hyseni në gusht u propozua për gradën “Chevalier” për merita të dalluara në shërbim të Francës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoresha e shkarkuar e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni është propozuar në gusht për ta marrë gradën “Kalorës” (Chevalier) të Urdhrit Kombëtar të Meritës nga Franca.

Në një dekret të datës 10 gusht 2026 të publikuar nga Grand Chancelier de la Légion d’honneur, institucionit shtetëror francez që administron sistemin e dekoratave kombëtare, Vlora Hyseni përshkruhet si shtetase kosovare dhe shqiptare, dhe si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Pra, në dekretin për dhënien e dekoratave të “Ordre national du Mérite” (ONM) shtetasve të huaj në të cilin figuron emri i Vlora Hysenit. “Ordre national du Mérite” (ONM) është një nga dy urdhrat kombëtarë të Francës, së bashku me Legjionin e Nderit. Ai jepet për merita të dalluara në shërbim të Francës.

Tani ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, u vu nën arrest shtëpiak dje, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të Shqipërisë për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ish-zyrtarja e lartë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) po hetohet për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “përkrahja e autorit të krimit”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark