Insajderi
Insporti

Mbappé: Me Francën deri në 41 vjeç si Ronaldo? Nuk do të ma lejonin…

Insajderi
23 September 2026 - 16:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbappé: Me Francën deri në 41 vjeç si Ronaldo? Nuk do të ma lejonin…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në moshën 27-vjeçare, Kylian Mbappé po mendon tashmë për të ardhmen, por nuk e imagjinon veten duke i ndjekur gjurmët e idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për gazetën gjermane “BILD”, kapiteni i Francës ka folur për mundësinë që të vazhdojë të luajë me kombëtaren deri në moshën 41-vjeçare, ashtu si sulmuesi portugez, përcjell “Gazeta Express”.

Mbappé e ka vlerësuar jetëgjatësinë e jashtëzakonshme të Ronaldos, duke theksuar se ajo e përbën një rast të veçantë në futbollin modern.

“Le të jemi të sinqertë, duke e pasur parasysh vendin për të cilin luaj, Franca nuk do të më lejonte kurrë të arrija deri në moshën 41-vjeçare me kombëtaren”, deklaroi Mbappé me shaka.

Sulmuesi i Real Madridit më pas foli me admirim për Ronaldon dhe aftësinë e tij për të qëndruar në nivelet më të larta për kaq shumë vite.

“Cristiano tregon se, nëse je në maksimumin e formës fizike dhe mendore, mund të qëndrosh në këto nivele për një kohë shumë të gjatë. Në rastin tim, megjithatë, nuk mendoj se do të jetë e mundur”, përfundoi Mbappé.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark