Insajderi
Sport

Rusia sulmon një anije tregtare në Detin e Zi, një viktimë

Insajderi
23 September 2026 - 16:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rusia sulmon një anije tregtare në Detin e Zi, një viktimë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rusia sulmoi një anije tregtare në portin e Odesës në Detin e Zi gjatë natës, duke vrarë kapitenin ukrainas. Shërbimi portual i Ukrainës dhe guvernatori rajonal Oleh Kyper theksoi se sulmi shënjestroi gjithashtu infrastrukturën civile në port, duke i vënë flakën disa depove me ilaçe dhe ushqime.

Intensifikimi i sulmeve ruse këtë vit ka bllokuar pothuajse plotësisht eksportet ukrainase përmes Detit të Zi, duke i dhënë një goditje të konsiderueshme ekonomisë së vendit.

Të paktën 226 anije civile dhe tregtare janë goditur në Detin e Zi që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, sipas Dhomës Turke të Tregtisë Detare (Imeak). 70% e këtyre sulmeve, një total prej 163, ndodhën gjatë tetë muajve të parë të këtij viti.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të martën i përshkroi sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi si “të papranueshme”, duke kritikuar si Ukrainën ashtu edhe Rusinë gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Turqia ka propozuar një protokoll marrëveshjeje për të dy vendet që synon t’i japë fund sulmeve ndaj anijeve tregtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark