Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka shprehur pakënaqësinë e saj përmes një shkrimi ironik pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata në vendimin e saj sqaroi se zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet deri më 6 tetor, ose në të kundërtën Kuvendi do të shpërbëhet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje në muajin nëntor. Kjo erdhi pas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Postimi i plotë:
Pra, Gjykata Kushtetuese pas ankesës së PDK-së po thotë i keni vetëm dhe 14 ditë me zgjedh Presidentin dhe pastaj shkoni në zgjedhje në nëntor.
Shumë mirë Gjykata. Shumë mirë PDK.
Kështu mbrohet shteti dhe çështjet prioritare.