Nesër do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika. Seanca do të nisë nga ora 09:00, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, kishte ngritur aktakuzë më 9 janar të këtij viti ndaj gjashtë të pandehurve me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., SH.K. dhe D.G.
Të pandehurit akuzohen se, në bashkëkryerje, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, e privuan nga jeta zyrtarin policor Muhamet Lika në Kaçanik, me armë zjarri, duke vepruar me përgatitje paraprake dhe duke përfshirë edhe një të mitur.
Prokuroria ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Gjithashtu, ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tyre deri në përfundim të procesit gjyqësor.