Insajderi
Lajme

Katër persona grabisin banesën e një gruaje në Prishtinë

Insajderi
24 September 2026 - 10:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Katër persona grabisin banesën e një gruaje në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast grabitjeje është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Prishtinë.

Sipas raportit policor, rreth orës 02:30, katër persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e një gruaje, shtetase e huaj, dhe dyshohet se i kanë marrë para të gatshme, një telefon dhe disa çelësa.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar janë në vijim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark