Insajderi
Lajme

Haradinaj kujton Afrim Bunjakun: Ironi e dhimbshme kur agresorët mbeten të lirë

Insajderi
24 September 2026 - 10:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj kujton Afrim Bunjakun: Ironi e dhimbshme kur agresorët mbeten të lirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sulmin në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë se sot janë bërë tri vite prej kur listës së dëshmorëve të Kosovës, iu shtua edhe emri i Afrim Bunjakut.

“Në këtë përvjetor të tretë, kujtojmë me nderim të lartë njeriun që ra në krye të detyrës, duke mbrojtur Kosovën e lirë dhe të pavarur nga agresioni dhe grupet kriminale serbe. Rënia e tij në Banjskë tregoi qartë se agresorët nuk i ndalën sulmet dhe synimet e tyre ndaj Kosovës as pas vitit 1999”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se është një ironi e dhimbshme e historisë kur agresorët që na sulmojnë tash e sa dekada mbeten të lirë, e Kosova ende përjeton sulme prej tyre, ndërsa çlirimtarët tanë, ata që e mbrojtën këtë tokë në ditët më të vështira sot gjykohen padrejtësisht në Hagë.

“Kushdo që po tenton ta rishkruajë historinë e Kosovës dhe ta barazojë viktimën me agresorin, le ta dijë se plagët tona janë ende krejtësisht të freskëta. Janë të gjalla te lotët e nënave që ende presin një lajm për trupat e të zhdukurve me dhunë, te dhimbja e heshtur e mijëra grave e burrave të dhunuar barbarisht, dhe te çdo varr martiri e dëshmori që dëshmon çmimin e kësaj lirie. Lavdi e përjetshme Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark