Donika Gërvalla ka bërë një reagim në përvjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, duke përkujtuar policin e vrarë të Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Atë mëngjes, në një sulm të organizuar, të udhëhequr dhe të financuar nga Beogradi, në mbrojtje të Republikës, të ligjit, të sovranitetit dhe të qytetarëve të këtij vendi, ra në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”.
Reagimi i saj vjen pas një periudhe kur Gërvalla nuk kishte bërë deklarime publike lidhur me zhvillimet e fundit politike, përfshirë vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në postimin e publikuar për përvjetorin e ngjarjes, Gërvalla ka kufizuar komentet e përdoruesve.
