Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohen për fajde

Insajderi
24 September 2026 - 22:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohen për fajde
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësia Rajonale e Hetimeve në Gjakovë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me njësitë tjera të Policisë së Kosovës, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione që lidhen me zhvillimin e veprës penale “Fajdeja”.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se hetuesit policorë kanë arritur që dy të dyshuarit të kapen në flagrancë gjatë marrjes së pagesave të kamatës nga viktima, me ç’rast janë arrestuar.

Gjithashtu, bëhet e ditur se është realizuar kontroll në shtëpitë dhe objektet përcjellëse, ku janë gjetur edhe disa fishekë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrim” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark