Insajderi
Lajme

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton deklaratën e përbashkët kundër dënimit të pjesëtarëve të UÇK-së

Insajderi
25 September 2026 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton deklaratën e përbashkët kundër dënimit të pjesëtarëve të UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në Kuvendin Komunal të Prishtinës është votuar deklarata e përbashkët “Jo në emrin tim”, “Drejtësi për UÇK-në dhe mbrojtje e historisë tonë”.

Ndërkohë, në fjalën e saj, nënkryetarja e Prishtinës, Besiana Musmurati tha se sot më shumë se kurrë, qytetarët duhet të jenë bashkë për UÇK-në.

“Kuvendi i Komunës së Prishtinës shpreh shqetësimin e thellë për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës të datës 16 shtator 2026 ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. UÇK nuk mund të ndahet nga historia e Kosovës, ajo është pjesa e saj më e lavdishme”, thuhet në deklaratën e përbashkët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark