Insajderi
Lajme

Tahiri: Nënkryetari i PDK-së do të zgjidhet të hënën

Insajderi
25 September 2026 - 13:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Nënkryetari i PDK-së do të zgjidhet të hënën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se nënkryetari i PDK-së do të propozohet dhe zgjidhet të hënën.

Tahiri ka thënë se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe kjo parti do të ndërmarrin veprimet e nevojshme në frymën e unifikimit, në mënyrë që projektligji i propozuar të marrë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

“Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës do të zgjidhet të hënën, do të propozohet dhe do të zgjedhet të hënën. Zotëri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës do t’i bëjë të gjitha veprimet e saja në frymën e unifikimit, në mënyrë që projektligji ta gjejë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe t’i themi jo kësaj padrejtësie historike që është bërë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark