Insajderi
Lajme

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë

Insajderi
25 September 2026 - 14:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që më 1 tetor, në orën 16:00, t’i bashkohen protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai ka bërë thirrje që në protestë të marrin pjesë studentët, veteranët dhe qytetarët, duke thënë se zëri do të ngrihet kundër, siç e ka quajtur ai, padrejtësisë në Hagë.

“Të bashkuar, ta mbrojmë të drejtën dhe dinjitetin tonë. Të gjithë bashkë, më 1 tetor! Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark