Prokuroria Themelore në Pejë ka përcjellë në mënyrë ceremoniale prokurorin e shtetit Ersan Qavolli, i cili pas disa vitesh angazhim në këtë institucion, ka avancuar në pozitën e prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në ceremoninë e organizuar të enjten, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, së bashku me prokurorët dhe stafin administrativ, shprehën mirënjohje për punën dhe kontributin e Qavollit ndër vite.
Me këtë rast, Vuçetaj i ndau Qavollit një mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e tij profesional, si dhe për kontributin në avancimin e punës dhe imazhit të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Prokurorët dhe stafi administrativ vlerësuan përkushtimin e Qavollit gjatë punës së tij në këtë prokurori dhe i uruan suksese në detyrën e re në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Prokuroria Themelore në Pejë e falënderoi Qavollin për kontributin e dhënë ndër vite dhe i uroi suksese në përgjegjësinë e re.