Insajderi
Lajme

Arrestohet 50-vjeçari i kërkuar për “vjedhje të rëndë”, ishte dënuar me 4 vjet burgim

Insajderi
25 September 2026 - 15:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 50-vjeçari i kërkuar për “vjedhje të rëndë”, ishte dënuar me 4 vjet burgim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësia e Arrestimeve e Stacionit Veriu në Prishtinë ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë, i arrestuari është Sh.D., 50-vjeçar, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e dënimit prej katër vitesh burgim, të shqiptuar për këtë vepër penale.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, 50-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, përkatësisht Njësia e Arrestimeve e Stacionit Veriu në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark