Insajderi
Lajme

Ky është rendi i ditës për seancën e së hënës në Kuvend

Insajderi
25 September 2026 - 16:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është rendi i ditës për seancën e së hënës në Kuvend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të hënën, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë plenare, të ftuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Në rendin e ditës, përveç betimit të deputetëve, do të jetë edhe miratimi i deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në këtë seancë do të bëhet gjithashtu edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.

Ftesat për seancë tashmë u janë dërguar në adresat e deputetëve.

Seanca do të fillojë në orën 11:00.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark