Insajderi
Lajme

Protestë edhe në Ferizaj, Aliu: I pakuptueshëm dhe selektiv vendimi i drejtësisë ndërkombëtare

Insajderi
25 September 2026 - 17:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protestë edhe në Ferizaj, Aliu: I pakuptueshëm dhe selektiv vendimi i drejtësisë ndërkombëtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe në Ferizaj po zhvillohen protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

“Secili qytetar e ka parë që është bërë një padrejtësi e madhe dhe është humbje e besimit në drejtësi”, deklaroi Aliu.

Ai e cilësoi qasjen e faktorit ndërkombëtar si selektive dhe të padrejtë, pikërisht ndaj një populli që, sipas tij, beson në drejtësi dhe që ka bërë luftë të drejtë.

“Vërtetë ishte e pakuptueshme se si drejtësia ndërkombëtare ka vendosur në këtë mënyrë për një popull që ka luftuar për vlerat demokratike”, tha Aliu për Klan Kosovën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark