Insajderi
Lajme

Policia e Ferizajt vlerëson Njësinë e Reagimit të Shpejtë, ndahen mirënjohje për pjesëtarët

Insajderi
25 September 2026 - 19:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Ferizajt vlerëson Njësinë e Reagimit të Shpejtë, ndahen mirënjohje për pjesëtarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana, ka ndarë mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), e cila operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, si dhe për disa pjesëtarë të kësaj njësie.

Mirënjohjet janë ndarë në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të NJRSH-së në realizimin e planeve operative dhe përmbushjen me sukses të objektivave të përcaktuara.

Me këtë rast, drejtori Pllana ka vlerësuar angazhimin profesional të pjesëtarëve të NJRSH-së, gatishmërinë e tyre operative dhe përkushtimin në realizimin e detyrave policore.

NJRSH-ja, si njësi operative e DRP Ferizaj, vazhdon të jetë e angazhuar në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj, në mbështetje të aktiviteteve policore dhe në funksion të sigurisë së qytetarëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur vlerësimin për punën dhe kontributin e pjesëtarëve të saj, duke i inkurajuar që të vazhdojnë me përkushtim në realizimin e detyrave dhe objektivave policore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark