Insajderi
Lajme

IHMK publikon parashikimin e motit për vikend

Insajderi
25 September 2026 - 19:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IHMK publikon parashikimin e motit për vikend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për ditët e vikendit, 26 dhe 27 shtator.

Sipas IHMK-së, gjatë vikendit nuk parashihen reshje shiu, ndërsa moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.

E shtunë -26 shtator

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

E diel -27 shtator

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 16°C deri në 19°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Kushtet biometeorologjike

E shtunë – 26 shtator

Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme për shumicën e njerëzve. Temperaturat e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta, ndërsa gjatë ditës kushtet do të jenë më të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur.

E diel – 27 shtator

🌿 Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira dhe përgjithësisht të favorshme. Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa gjatë ditës, me rritjen e temperaturave dhe motin kryesisht me diell, priten kushte komode biometeorologjike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark