Insajderi
Lajme

Zafir Berisha kritikon ashpër Specialen: Këtu s’ka të bëjë me drejtësi

Insajderi
25 September 2026 - 23:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zafir Berisha kritikon ashpër Specialen: Këtu s’ka të bëjë me drejtësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Veterani i UÇK-së dhe ish-deputeti Zafir Berisha e ka cilësuar si një “monstrum” të drejtësisë vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Berisha i bëri këto komente në emisionin “ADRESA” të Kanal 10.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur në Hagë është një “monstrum i drejtësisë”, pasi, siç deklaroi ai, dënimi i luftës çlirimtare të një populli, siç ishte populli i Kosovës, është një rast i paprecedent.

Berisha ka deklaruar se vendimin e ka përjetuar shumë rëndë, duke e krahasuar atë me një “granatë lufte”, e cila, sipas tij, kur binte afër gjatë kohës që ishin në betejë, nuk mund të kthjelloheshe prej saj për një kohë të gjatë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark