Insajderi
Lajme

Këta do të jenë folësit në natën e 11-të të protestës “Jo në emrin tim”

Insajderi
26 September 2026 - 16:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta do të jenë folësit në natën e 11-të të protestës “Jo në emrin tim”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktori Adrian Morina, gazetari Arsim Lani, Fahri Fazliu, nip i heronjve Fahri e Bahri Fazliu dhe sopranoja Arta Jashari janë pjesë e programit të natës së 11-të të protestës “Jo në emrin tim”, që mbahet sonte nga ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Programi do të nisë me Betimin e Ushtarit të UÇK-së, të cilin do ta thotë veterani Halit Zogaj. Më pas, para të pranishmëve do të flasin organizatori i protestës, Çlirim Haziri, dhe nxënësja e gjimnazit “Sami Frashëri”, Olsa Hyseni.

Gjatë mbrëmjes do të shfaqet edhe videoja “Rrëfimi i ushtarit”.

Në program është edhe sopranoja Arta Jashari, e cila do të interpretojë këngën “Jam Kosova e Shqiptarisë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark