Insajderi
Lajme

Çlirimtarët nuk harrohen në ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi: Tifozët shfaqin pankartat në mbështetje të katër ish-krerëve të dënuar në Hagë

Insajderi
26 September 2026 - 22:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çlirimtarët nuk harrohen në ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi: Tifozët shfaqin pankartat në mbështetje të katër ish-krerëve të dënuar në Hagë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Po luhet ndeshja mes kombëtares sonë dhe Bjellorusisë, ku rreth 18 mijë tifozë ndodhen në shkallët e stadiumit.

Pavarësisht se sporti në “Air Albania” është kryefjala, as në këtë rast nuk kanë munguar pankartat politike nga ana e tifozëve.

Në fotot e siguruara shihet një pankartë e madhe “Arrestoni Ramën”, e shoqëruar me imazhin e një flamingoje në fund të saj.

Nga ana tjetër, nuk ka munguar mbështetja për 4 liderët e UÇK, që u dënuan nga Gjykata Speciale.

“Prangat e përkohshme, historia e përjetshme”, shkruhet në një nga banderolat e shfaqura.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark