Insajderi
Show

Dalin detaje të reja për ndarjen e Klodit dhe Elijonës

Insajderi
27 September 2026 - 15:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dalin detaje të reja për ndarjen e Klodit dhe Elijonës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditët e fundit, si Klodi ashtu edhe Elijona kanë reaguar publikisht pas ndarjes së tyre.

Elijona konfirmoi se lidhja ka përfunduar, ndërsa Klodi mohoi se shkak i ndarjes ka qenë tradhtia, pa dhënë detaje të tjera rreth arsyes së vërtetë të përfundimit të marrëdhënies.

Sipas Prive By LS, kriza mes tyre kishte nisur që në muajin gusht.

Burime pranë situatës bëjnë me dije se vendimi për t’i dhënë fund lidhjes ka ardhur nga ana e Elijonës, pas disa rrethanave që, sipas tyre, mund të kenë qenë të vështira për t’u kapërcyer.

Megjithatë, arsyeja konkrete e ndarjes nuk është bërë publike.

As Klodi dhe as Elijona nuk kanë zgjedhur të tregojnë se çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa burimet thonë se ndarja nuk po përjetohet lehtë nga asnjëri prej tyre.

Si Klodi, ashtu edhe Elijona po e kalojnë këtë periudhë me vështirësi emocionale dhe, të paktën për momentin, të dy duket se kanë zgjedhur t’i mbajnë për vete detajet e historisë së tyre. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark