Insajderi
Lajme

Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vjedhje në Malishevë, kërkon ndihmën e qytetarëve

Insajderi
28 September 2026 - 11:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vjedhje në Malishevë, kërkon ndihmën e qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje në fshatin Guriq të Malishevës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 maj 2026, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar, pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani.

Për këtë arsye, Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Malishevë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në zbardhjen e rastit.

Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar shihet në fotografinë e publikuar bashkë me njoftimin dhe ka ftuar këdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e tij që ta raportojë.

Informacionet mund të dërgohen përmes numrit emergjent 192, në stacionin policor më të afërt, ose përmes adresës zyrtare elektronike [email protected].

“Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark