Insajderi
Lajme

U kapën duke kultivuar narkotikë, arrestohen dy persona në Isniq të Deçanit

Insajderi
28 September 2026 - 12:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U kapën duke kultivuar narkotikë, arrestohen dy persona në Isniq të Deçanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë arrestuar në Isniq të Deçanit, nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e së hënës nga Njësiti Antidrogë në Pejë, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, shkruan Insajderi.

Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar shtatë bimë narkotike të kultivuara, 28.6 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike.

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark