Insajderi
Insporti

Dardanët rikthehen në stërvitje, bëhen gati për lojën me Izraelin

Insajderi
28 September 2026 - 15:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dardanët rikthehen në stërvitje, bëhen gati për lojën me Izraelin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit, që zhvillohet të enjten në Hungari.

Në seancën e sotme në Debrecen, futbollistët që nuk ishin titullarë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Austrisë zhvilluan stërvitje, ndërsa titullarët e kësaj sfide iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

Fokusi tashmë është te ndeshja e radhës, e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Kosova i ka grumbulluar tri pikë pasi e ka regjistruar një fitore e një humbje në dy ndeshjet e para.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark