Insajderi
Lajme

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Sarandë, dy persona përfundojnë në spital

Insajderi
29 September 2026 - 13:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Sarandë, dy persona përfundojnë në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shpërthim i fortë ka ndodhur  në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Sarandës.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup, dhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili është dërguar në spital pasi ka pësuar tronditje si pasojë e shpërthimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për situatën.

Nderkohe po punohet edhe per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark