Insajderi
Lajme

Inspektorati urdhëron ndalimin e punimeve në një objekt ndërtimi në Drenas

Insajderi
29 September 2026 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inspektorati urdhëron ndalimin e punimeve në një objekt ndërtimi në Drenas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Qendror i Punës njoftoj se gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, ka konstatuar se kishte parregullsi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës, thuhet në njoftim.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, përfundon njoftimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark