Insajderi
Lajme

Ia mori babait makinën pa leje, u përfshi në aksident tragjik: 16-vjeçari humb jetën

Insajderi
30 September 2026 - 08:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ia mori babait makinën pa leje, u përfshi në aksident tragjik: 16-vjeçari humb jetën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Pezë të Tiranës, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Dy të miturit po udhëtonin me një automjet, kur 16-vjeçari, i cili ishte në drejtim të mjetit, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Përplasja ka rezultuar fatale për 16-vjeçarin, ndërsa 15-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se automjeti ishte marrë fshehurazi nga 16-vjeçari, pa dijeninë e të atit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark