Insajderi
Lajme

Gruda: E papranueshme që ligji për Dhomat e Specializuara të mos jetë në rend dite në qeveri

Insajderi
30 September 2026 - 11:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruda: E papranueshme që ligji për Dhomat e Specializuara të mos jetë në rend dite në qeveri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka kritikuar mospërfshirjen në rendin e ditës në mbledhjen e qeverisë projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë të papranueshme dhe të pashpjegueshme.

Para mbledhjes së grupit parlamentar të PDK-së, Gruda ka thënë se kjo çështje duhet të jetë prioritet, duke kritikuar edhe komisionin për legjislacion për mospërfshirjen e saj në rendin e ditës.

“Për ne është absurde që qeveria sot nuk e ka në rend dite dhe komisionet parlamentare, veçanërisht komisioni për legjislacion, nuk e ka sot në rend dite. Është e papranueshme, nuk mund të ketë çështje më prioritare se kjo. Është e pashpjegueshme kjo mungesë e vetëdijes, e ndërgjegjes kombëtare me këtë rast”, tha ai.

Gruda ka përsëritur qëndrimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se partia nuk do të diskutojë për këtë temë pa u përmbyllur çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Ne e kemi të qartë pozicionin që e ka thënë kryetari Hamza. Ne diskutojmë për presidentin vetëm kur çështja e ligjit për Gjykatën Speciale të mbyllet”, tha Gruda.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark