Insajderi
Lajme

Operacion në Prizren për fajde, arrestohen dy persona

Insajderi
30 September 2026 - 12:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Operacion në Prizren për fajde, arrestohen dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në fshatin Randobravë të Prizrenit, të dyshuar për përfshirje në fajde dhe detyrim.

Operacioni është zhvilluar më 29 shtator nga Policia dhe Prokuroria në Prizren. Sipas Policisë, është arrestuar V.H., 49-vjeçar, i dyshuar për veprat penale “fajdeja”, “detyrimi” dhe “mbajtja e paautorizuar e armëve”, shkruan Insajderi.

Po ashtu, është arrestuar D.E., 37-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

“Dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj viktimës, duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë operacionit janë kontrolluar dy lokacione në Randobravë, ku janë sekuestruar prova materiale që mund të shërbejnë në hetimin e rastit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prizren. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark