Insajderi
Lajme

Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, Valdet Selimaj

Insajderi
30 September 2026 - 16:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, Valdet Selimaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka ndërruar jetë Valdet Selimaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, i cili e ka kujtuar Selimajn si një ushtar të dalluar, të disiplinuar dhe trim.

“Valdeti ishte një ushtar i dalluar në mesin e ushtarëve pejanë. Do t’i ruaj kujtimet më të mira për të, si një ushtar i disiplinuar dhe trim, që nga dita kur e mori pushkën e deri në çlirim. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Selimaj, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin nga afër. Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut. U prehsh në paqe, Valdet!”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark