Insajderi
Lajme

Ermal Fejzullahu në protestën “Jo në emrin tim”: UÇK-ja është kujtesa që bashkon popullin tonë

Insajderi
30 September 2026 - 22:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ermal Fejzullahu në protestën “Jo në emrin tim”: UÇK-ja është kujtesa që bashkon popullin tonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur sonte në sheshet e Prishtinës, në natën e 15-të të protestës me moton “Jo në emrin tim”.

Masës së protestuesve me një fjalim iu drejtua edhe këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Fejzullahu u shpreh se UÇK-ja është kujtesa që bashkon popullin tonë, duke e lidhur atë me lirinë dhe sakrificën e bërë për të.

“UÇK, është kujtesa që bashkon popullin tonë, është liria për të cilën u sakrifikua aq shumë. UÇK, janë çlirimtarët që i kemi prapa në fotografi”, u shpreh Fejzullahu para të pranishmëve.

Ai theksoi se pjesëmarrja e tij në protestë nuk lidhet me ndonjë parti politike, por me rolin e tij si artist, qytetar dhe shqiptar.

“Nuk kam ardhur të flas në emër të asnjë partie, kam ardhur si një artist dhe si një qytetar i këtij vendi dhe mbi të gjitha si një shqiptar. Ne mund të kemi mendime të ndryshme për shumë gjëra, por jemi këtu për diçka që na bashkon dhe ajo që na bashkon është UÇK-ja”, deklaroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark