Insajderi
Lajme

Von der Leyen pritet me protestë në Kosovë, të rinjtë dalin në Aeroportin e Prishtinës

Insajderi
01 October 2026 - 12:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Von der Leyen pritet me protestë në Kosovë, të rinjtë dalin në Aeroportin e Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grup të rinjsh kanë dalë në protestë te Aeroporti i Prishtinës, aty ku pritet të arrijë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Protestuesit kanë dalë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar nga Gjykata Speciale.

Në pankartat e tyre, përveç mesazhit “Jo në emrin tim”, janë parë edhe shkrimet “BE, na keni tradhtuar” dhe “Sot Thaçi, nesër Zelensky”.

Von der Leyen sot do të qëndrojë në Kosovë. Ajo do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe nga kryeministri Albin Kurti.

Gjykata Speciale, në shkallë të parë, i ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Që nga dita e shpalljes së aktgjykimit, më 16 shtator, në Kosovë janë mbajtur protesta çdo ditë për të kundërshtuar vendimin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark