Insajderi
Lajme

Nis shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm

Insajderi
01 October 2026 - 14:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nis shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në sallën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Fatmir Sheholli doli sërish për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale, e cila e ngarkon atë për veprimtari spiunazhi në shërbim të BIA-s serbe.

Sikurse në seancën e 7 shtatorit, ai zgjodhi të njëjtën linjë mbrojtjeje: hodhi poshtë çdo pretendim të prokurorisë dhe u deklarua i pafajshëm përpara trupit gjykues, duke mos e pranuar asnjë nga pikat e aktakuzës.

“Absolutisht i pafajshëm”, ka thënë Sheholli para Gjykatës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark