Insajderi
Lajme

Protesta dhe vizita e zyrtarëve evropianë, Komuna e Prishtinës me një njoftim të rëndësishëm për gjendjen e komunikacionit

Insajderi
01 October 2026 - 15:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protesta dhe vizita e zyrtarëve evropianë, Komuna e Prishtinës me një njoftim të rëndësishëm për gjendjen e komunikacionit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria e Mobilitetit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se në disa prej kryqëzimeve dhe akseve kryesore rrugore në kryeqytet është shtuar prania e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo situatë lidhet me protestën e paralajmëruar për sot, si dhe me vizitën e përfaqësuesve evropianë në Prishtinë.

Për shkak të këtyre zhvillimeve, në disa pjesë të kryeqytetit ka vështirësi dhe ngarkesë të shtuar në qarkullimin rrugor.

Drejtoria e Mobilitetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, si dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark