Insajderi
Lajme

Von der Leyen deklarohet për nismën e PDK-së

Insajderi
01 October 2026 - 15:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Von der Leyen deklarohet për nismën e PDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur për nismën e PDK-së për ndryshimin e kornizës ligjore për Dhomat e Specializuara, duke thënë se i takon Kosovës të vendosë për ndryshimet e nevojshme, por duke theksuar se duhet të garantohet pavarësia e gjyqësorit.

E pyetur për këtë nismë, von der Leyen tha se çdo ndryshim duhet të bëhet brenda kornizës së pavarësisë së gjyqësorit.

“Sa i përket kornizës ligjore, i takon Kosovës të vendosë. E rëndësishme është që të garantohet pavarësia e gjyqësorit. Pra, brenda kornizës së pavarësisë së gjyqësorit, i takon Kosovës të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëjë ose të mos bëjë. Por, ajo që ka rëndësi është ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark