Insajderi
Show

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – dalin pamje nga kanagjegji

Insajderi
01 October 2026 - 22:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – dalin pamje nga kanagjegji
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Aurora Rrusta, po i jep fund beqarisë.

Ajo sonte, e enjte, po mban kanagjegjin në një nga restorantet e njohura, ku është shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.

Së fundmi janë publikuar edhe pamje nga atmosfera e kësaj nate të veçantë për Aurorën, e cila duket se po e shijon në maksimum festën para martesës.

Por, pas këtij momenti të rëndësishëm në jetën e saj qëndron edhe një histori dashurie që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Aurora dhe këngëtari Kushtrim Kelani u njohën gjatë qëndrimit të tyre në këtë reality-show, para disa muajsh.

Pas përfundimit të eksperiencës televizive, njohja e tyre vazhdoi edhe jashtë shtëpisë, teksa me kalimin e kohës raporti mes tyre u shndërrua në dashuri.

Tashmë, çifti ka vendosur ta kurorëzojë lidhjen me martesë./Telegrafi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark