Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet janë referuar në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.
Procedimi lidhet me faktin se kamera e sigurisë dyshohet se është vendosur nga vetë ai.
Ndërkohë, hetimet vijojnë paralelisht edhe për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, raporton portali BallkanWeb.
Rrjeti prej disa kohësh po zien, pasi disa video intime janë shpërndarë gjerësisht në platforma të ndryshme.
Në videot e shpërndara shfaqen kompozitori, këngëtare dhe personazhe të njohura në momente intime.