Insajderi
Lajme

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Insajderi
02 October 2026 - 13:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Diaspora shqiptare në Suedi do të ngrihet në protestë kundër vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale, i cili dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

Sipas njoftimit zyrtar nga platforma “Liria ka emër”, tubimi do të organizohet nesër në qytetin e Malmös, nga ora 14:00 deri në 15:00.

Protestës pritet t’i bashkohen bashkatdhetarë që jetojnë në Malmo dhe rrethinë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark