Insajderi
Lajme

IKD: KPK-ja fton mbledhje të jashtëzakonshme për Blerim Isufajn

Insajderi
02 October 2026 - 15:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IKD: KPK-ja fton mbledhje të jashtëzakonshme për Blerim Isufajn
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çështja e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka mbledhur me urgjencë Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Sipas IKD, anëtarët e KPK-së janë thirrur në një takim të jashtëzakonshëm të premten, në ora 15:00.

Agjenda e takimit të jashtëzakonshëm përmban vetëm një pikë e rendit të ditës: diskutimin lidhur me performancën e kryeprokurorit Isufaj.

IKD i ka cilësuar shqetësuese zhvillimet në KPK dhe thirrjen e këtij takimi urgjent.

Sipas institutit që mbikëqyr sistemin e drejtësisë në vend, llogaridhënia nuk duhet të përdoret si arsyetim për vendimmarrje me procedura të shpejta dhe të paqarta ndaj një zyrtari në sistemin prokurorial.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark