Insajderi
Sport

Tensioni mes Mbappes dhe Dembeles nuk ka përfunduar – zbulohen detajet e reja

Insajderi
03 October 2026 - 14:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tensioni mes Mbappes dhe Dembeles nuk ka përfunduar – zbulohen detajet e reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tensioni i raportuar mes Kylian Mbappes dhe Ousmane Dembeles duket se ende nuk është zhdukur, pavarësisht se të dy yjet francezë publikisht kanë mohuar se ekziston ndonjë problem mes tyre.

Sipas L’Equipe, situata mes dy lojtarëve lidhet me zhvillimet rreth garës për Topin e Artë, ku Dembele dhe Mbappe ishin në qendër të një situate jo të rehatshme.

Mbappe së fundmi kishte deklaruar se kishte folur me Dembelen dhe se “nuk ka tensione”, duke insistuar se mes tyre nuk ka probleme.

Edhe Dembele u shpreh në të njëjtën linjë, duke thënë se nuk dëshironte të komentonte “luftërat e vogla në rrjetet sociale” dhe se ishte i fokusuar vetëm te paraqitjet në fushë.

Megjithatë, L’Equipe raporton se realiteti brenda kampit të Francës është më i ndërlikuar. Sipas mediumit francez, para grumbullimit në Clairefontaine, dy lojtarët nuk kishin zhvilluar një bisedë ballë për ballë.

Ata thuhet se kishin shkëmbyer një mesazh, por ai kishte mbetur pa përgjigje. Kjo situatë raportohet se kishte lënë gjurmë në marrëdhënien mes dy yjeve.

Mbappe thuhet se ishte i befasuar nga reagimi i Dembeles në grumbullim, pasi nuk e kishte pritur që bashkëlojtari i tij të vazhdonte të ishte i pakënaqur për situatën.

Ndërkohë, gjatë grumbullimit, Mbappe u pa më i afërt me Michael Olisen. 

Pavarësisht deklaratave publike se gjithçka është në rregull, L’Equipe pretendon se raporti mes Mbappes dhe Dembeles ende nuk është kthyer plotësisht në normalitet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark