Insajderi
Lajme

Haziri për shkarkimin e Isufajt: Kosova ka nevojë për besë e shpresë, e jo për shkarkime të njerëzve më të mirë

Insajderi
02 October 2026 - 22:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haziri për shkarkimin e Isufajt: Kosova ka nevojë për besë e shpresë, e jo për shkarkime të njerëzve më të mirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Haziri, ka thënë se ‘’republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet’’.

‘’ Ushtari i lirisë, besimtari i shtetit të së drejtës dhe luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal. Por çdo ndalje mund të jetë vetëm pika e rikthimit të madh. Kosova ka nevojë për besë e shpresë, e jo për shkarkime të njerëzve më të mirë e autoritativë që kishte sistemi i drejtësisë’’, ka shkruar ai.

Postimi:

Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet!

Kjo qasje filloi para 6 vitesh me shkarkimin e gjyqtares Valdete Daka nga KQZ-ja, vazhdoi me bordet e ndërmarrjeve, komisionet e pavarura, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ambasadorët dhe konsujt, e deri te Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Dhe sot, në vazhdën e kësaj qasjeje, pikërisht kur pritej të dilte zgjidhja për një President konsensual, vjen lajmi për shkarkimin e Kryeprokurorit Blerim Isufaj.

Ushtari i lirisë, besimtari i shtetit të së drejtës dhe luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal. Por çdo ndalje mund të jetë vetëm pika e rikthimit të madh. Kosova ka nevojë për besë e shpresë, e jo për shkarkime të njerëzve më të mirë e autoritativë që kishte sistemi i drejtësisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark