Insajderi
Lajme

Qeveria merr vendim për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Insajderi
02 October 2026 - 22:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria merr vendim për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e katërt.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për t’iu përgjigjur kërkesës së Kuvendit të Kosovës lidhur me nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

Sipas njoftimit të Qeverisë, vlerësimi që do t’i dërgohet Kuvendit përfshin opinionin ligjor për përputhshmërinë e projektligjit me acquis të Bashkimit Evropian, vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark